Armando Broja i dëmtuar, ja kur pritet të kthehet në fushën e lojës

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 09:33 | Sport

Armando Broja i dëmtuar, ja kur pritet të kthehet në fushën

Sulmuesi i kombëtares Armando Broja ka shqetësime fizike dhe s’do të jetë i gatshëm për t'u aktivizuar në fushën e lojës, të paktën për disa javë.

Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri i Burnley-t, Scott Parker në prag të ndeshjes së të shtunës përballë Çelsit. Gjatë një konference për mediat Parker tha: “Ai (Broja) ka pësuar një problem të vogël, që ka vijuar prej disa javësh, dhe na është dashur të ndërhyjmë. Nuk do të mungojë shumë, shpresojmë që brenda disa javësh të jetë gati."

Një zhvillim shqetësues edhe për kombëtaren shqiptare ku Broja konsiderohet një lojtar i rëndësishëm dhe në ndeshjet e fundit ka qenë titullar. Kujtojmë që kuqezinjtë do të përballen në fund të muajit mars me Poloninë, në kuadër të play off-it për t’u kualifikuar në Botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos