Conference League, Dinamo fiton bindshëm dhe siguron një biletë për më tej

Nga Dea Kozma
31 Korrik 2026, 16:52 | Sport

Dinamo siguroi një biletë për në turin e tretë të Conference League, teksa mposhti bindshëm 3-0 sllovenët e Aluminij.

Në duelin e zhvilluar në "Elbasan Arena", kryeqytetasit dominuan plotësisht, duke mos lënë hapësira për kundërshtarët. Lorenco Vila zhbllokoi shpejt shifrat, ndërsa më pas Qefalija dhe Përndreca ishin autorët e golave që vulosën suksesin 3-0 të dinamovitëve.

Edhe në minutat e mbetura, ekipi shqiptar krijoi raste të tjera, por fati nuk ishte në anën e tij. Megjithatë, kjo mjaftoi që festa të shpërthente në "Elbasan Arena". Skuadra e Ilir Dajës kualifikohet më tej pas fitores bindëse në Elbasan dhe barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Slloveni.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja, ndonëse fitoi me rezultat të thellë, u shpreh se kundërshtari ishte i vështirë dhe se tani fokusi është te raundi i ardhshëm.

Daja:Ishte një ndeshje e vështirë edhe për shkak të barazimit në ndeshjen e parë në Slloveni. E dinim se kishim përballë një ekip me disiplinë taktike, që nuk del nga detyrat.

Është një skuadër që pëson pak gola dhe ruan të njëjtën mënyrë loje. Mbrojnë mirë dhe kanë kundërsulme që të vënë në vështirësi. Çdo tur është më i vështirë.

Duke filluar nga nesër, do të merremi me analizën dhe përgatitjen për ndeshjen e radhës. Nuk kam ende asnjë informacion për kundërshtarin. Në ditët në vijim do të mund të flasim më konkretisht për ekipin me të cilin do të përballemi në turin e tretë. Jemi mësuar, ndaj mungesat për shkak të vizave nuk na bëjnë më përshtypje."

Tashmë, Dinamo avancon në turin e tretë të kualifikueseve të Conference League, ku do të përballet me letonezët e Audas, të cilët eliminuan rumunët e Steaua Bukureshtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos