
Në Botërorin 2026, pasioni për futbollin ka dalë përtej stadiumeve dhe ka pushtuar edhe pastiçeritë. Në Majami, një furrë buke ka tërhequr vëmendjen e tifozëve me kroasantë në formë topi futbolli, të zbukuruar me flamujt e gjashtë kombëtareve: Brazilit, Shteteve të Bashkuara, Argjentinës, Meksikës, Francës dhe Uruguait.
Pas çdo kroasanti fshihet edhe një shije karakteristike. Sipas shefes së pastiçerisë, çdo recetë është zgjedhur për të pasqyruar identitetin gastronomik të vendit që përfaqëson.
Ideja nuk është vetëm të krijohen ëmbëlsira origjinale, por edhe të bashkohen njerëzit rreth emocioneve që sjell futbolli. Me Majamin që përgatitet të presë çerekfinalen e 11 korrikut dhe ndeshjen për vendin e tretë më 18 korrik, këta kroasantë janë kthyer në një nga atraksionet më të veçanta për tifozët që duan ta shijojnë Botërorin edhe përmes shijeve. (A2 Televizion)