Nga ferri në parajsë! Anglia kalon në çerekfinale dhe eliminon Sllovakinë. Kombëtarja e “Tre Luanëve” mundi në shtesë sllovakët me rezultatin final 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Të dyja skuadrat e nisën ndeshjen me një ritëm të lartë dhe shumë agresive, ku vetëm në 17 minutat e para, arbitri u detyrua të nxjerrë 4 herë kartonin e verdhë, 3 herë për lojtarët e Anglisë dhe 1 për sllovakët.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 25 kur Shranz finalizoi në mënyrë të saktë një aksion model. Një gol që çekuilibroi tërësisht anglezët, të cilët e kishin të vështirë të reagonin.
Në pjesën e dytë, anglezët e shtuan presionin dhe realizuan me Foden, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kur u duk se ndeshja kishte përfunduar, në minutën e katërt shtesë, Bellingham dërgoi duelin në shtesë. Aty, Anglia nuk fali dhe realizoi me Harry Kane duke siguruar kështu kualifikimin më tej.
Në çerekfinale, kombëtarja e “Tre Luanëve” përballet me Zvicrën.
SCHRANZ#EURO2024 pic.twitter.com/7VJyR5HhnM
— أحمد ???? ???????? (@amd_851) June 30, 2024
????GOAL: England 2-1 Slovakia!
— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 30, 2024
HARRY KANE PUTS ENGLAND IN YHE LEAD! ???????????????????????????? pic.twitter.com/QcxY5nalki
Stop that Jude Bellingham. pic.twitter.com/R4vZqr3xyp (A2 Televizion)
— Stop That Football (@stopthatfooty) June 30, 2024