Angli mori një biletë gjysmëfinaleje Europiani teksa mposhti Zvicrën me penallti. Edhe pse kanë arritur deri në këtë fazë, “tre luanët” nuk kanë bindur aspak në këtë kompeticion, të paktën me lojën që kanë treguar.
Megjithatë, kjo paraqitje nuk e ka penguar aspak Bellingham të mendojë që tani për finalen edhe pse më parë duhet të kalojnë Holandën në gjysmëfinale. Ylli i Realit të Madridit është shprehur se nuk i trembet aspak Spanjës, madje është kundërshtari që ai do të donte të përballej në finalen e madhe.
“Unë shpresoj që në finale të gjejmë përballë Spanjën. Ata kanë luajtur shumë mirë në këtë kompeticion. Megjithatë, ne duhet të mbetemi të përqendruar te vetja, kemi përpara edhe një ndeshje me Holandën. Duhet të kalojmë në fillim ata dhe më pas të shohim, por e theksoj se do të doja përballë Spanjën”, u shpreh Bellingham. (A2 Televizion)