Spektatorë të veçantë në këtë supersfidë që ndoshta i sollën dhe fat kombëtares së iberikëve, ishin dhe legjendat spanjolle. Në një moment kamera fokusoi Gerard Pique së bashku me djalin e tij.
Ish futbollisti i Barcelonës, takoi ekipin përfaqësues të Spanjës para ndeshjes dhe e ndoqi takimin në tribunë.
Së bashku me të ishin dhe Carlos Puyol ndërsa pranë tyre u pa dhe Clarenc Sedorff. Legjenda për futbollin botëror që për vite me radhë kanë dominuar në arenën europiane dhe jo vetëm. (A2 Televizion)