Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, pasi ka mposhtur 2-1 Gjermaninë vendase, në një ndeshje të çmendur, e cila u vendos nga një gol nga Merino në minutën e 119.
Spanjollët e nisën takimin me entuziazmin që i ka karakterizuar në këtë Europian, ndërsa gjermanët tentuan të reagojnë me anë të kundërsulmeve dhe lojës së fortë në mesin e fushës. Goli i parë u realizua nga Olmo, i cili mori një pasim spektakolar nga Yamal në minutën e 51.
Ndërkohë, atëherë kur takimi po shkonte drejt fundit, Wirtz realizoi për Gjermaninë, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Megjithatë, spanjollët nuk u dorëzuan dhe Merino i ardhur nga stoli arriti të realizonte golin që çoi Spanjën në minutën e 119.
Festë te spanjollët, ndërsa lotët nuk munguan te gjermanët, të cilët u larguan nga Europiani, por humbën edhe Toni Kroos për të cilin ishte ndeshja e fundit.
***
Është mbyllur! Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, ndërsa gjermanët e kanë mbyllur këtu aventurën në Europianit që po zhvillohet në shtëpinë e tyre.
Minuta 119 - Spanja trondit Gjermaninë. Mikel Merino realizon me kokë dhe shuan shpresat për Gjermaninë.
Merino⚽️ 118’ pic.twitter.com/Hop3z0p8pd
— Fabio.B (@Fabio_9_B) July 5, 2024
Minuta 106 – Arbitri fal Spanjën. Topi i prekur me dorë në zonë, por nuk ka penallti për Gjermaninë.
Eai, foi pênalti de Marc Cucurella? VAR não chamou e respeitou a decisão do árbitro Anthony Taylor! ⚠️
— Bundesliga Insider (@BundesInsider) July 5, 2024
pic.twitter.com/fXASLA2qZj
Minuta 105 – Wirtz ka mundësinë fantastike për t’i dhënë Spanjës goditjen e rëndë, por nga brenda zone nuk është i saktë dhe topi përfundon jashtë. Mbyllet shtesa e parë prej 15 minutash.
Minuta 104 – Mundësi e mirë për Spanjën. Oyarzabal godet nga jashtë zone, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
Koha e rregullt e çerekfinales Gjermani-Spanjë është mbyllur na barazim 1-1. Gjermanët besuan dhe u shpërblyen në minutën e 89 me anë të një goli nga talenti i Leverkusen, Wirtz. Tashmë do të luhen edhe 30 minuta shtesë, ndërsa më pas penalltitë nëse do të kemi sërish barazim.
Minuta 89 – Wirtz ka barazuar rezultatin me një goditje të saktë nga brenda zonës.
Wirtz le Goat pic.twitter.com/B2HDxiIL4u
— Pryzzi (@Pryzzi1) July 5, 2024
Minuta 82 – Gjermania ka mundësinë e shkëlqyer për të barazuar. Unai Simon gabon në rivënie, ndërsa Havartz gjendet i vetëm me portierin, por parabola e tij përfundon mbi traversë.
Please someone take havertz out pic.twitter.com/VzUTwTgVRP
— lm10 (@mcixmessi110) July 5, 2024
Minuta 77 – Fati nuk është me Gjermaninë, Fullkrug ndalet nga shtylla
Minuta 63 – Gjermania është “zgjuar” dhe e ka zhvendosur lojën në zonën e Spanjës në kërkim të golit të barazimit.
Minuta 51 – Yamal pason në hyrje të zonës dhe Olmo godet saktë duke kaluar Spanjën në avantazh.
C'est tellement facile ,défense de merde
— . (@1khaby) July 5, 2024
Passe de Yamal et but de Olmopic.twitter.com/ZJCDVpmGN4
Minuta 47 – Mundësi e shkëlqyer. Alvaro Morata merr një pasim nga Yamal, por pak metra nga porta godet mbi traversë.
MBYLLET PJESA E PARË – Përfundojnë edhe dy minutat e shtesës. 45 minutat Spanjë-Gjermani janë mbyllur në barazim pa gola. Spanjollët treguan shpejtësinë dhe teknikën që i karakterizon, ndërsa gjermanët fuqi dhe agresivitet.
Minuta 39 – Olmo lëshon një goditje të fortë nga rreth 25 metra, Neuer pret në dy kohë.
Minuta 35 – Havertz shfaqet përballë Unai Simon, por portieri spanjoll e ndal gjuajtjen e tij sërish.
Minuta 29 - Anthony Taylor ndëshkon me të verdhë edhe Le Normand, mbrojtësin e Spanjës, i cili ndali një kundërsulm gjerman. Mbrojtësi do të mungojë në gjysmëfinale nëse Spanja do të kalojë më tej.
Minuta 28 – Raum, i pari i ndëshkuar me të verdhë. Gjermani kreu një ndërhyrje të gabuar ndaj Carvajal.
Minuta 21 – Mundësi e shkëlqyer për Gjermaninë. Kai Havertz godet bukur me kokë një krosim që erdhi nga e djathta, por Unai Simon ishte në pozicion dhe e priti lehtësisht topin.
Minuta e 8 – Pedri lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Talenti spanjoll u bllokua në mënyrë të parregullt nga Kroos në mesin e fushës, gjyqtari nuk akordoi karton të verdhë. Olmo në fushën e lojës.
Ora 18:00 – Nis çerekfinalja e parë Spanjë-Gjermani. Takimi drejtohet nga arbitri anglez Anthony Taylor.
Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së parë të Euro 2024, Spanjë-Gjermani, e vlerësuar edhe si një finale e parakohshme.
Dy trajnerët, De la Fuente dhe Nagelsman, nuk kanë dashur të bëjnë surpriza në këtë takim, duke zbritur në fushë nga minuta e parë ashtu siç kanë bërë edhe në ndeshjet paraardhëse.
Sytë do të jetë të përqendruar te yjet e Spanjës, Yamal dhe Williams, ndërsa te Gjermania, Musiala, Sane, por edhe te Kroos, i cili do të largohet nga futbolli pas këtij Europiani.
(A2 Televizion)