Demiral e pëson si Mirlind Daku, UEFA ndëshkon heroin e turqve, shpëton Bellingham

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 21:27 | Live Euro 2024

Demiral e pëson si Mirlind Daku, UEFA ndëshkon heroin e turqve,

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë ndaj Austrisë, teksa realizoi dy golat që e çuan kombëtaren e tij në çerekfinale ndaj Holandës.

Megjithatë, tashmë trajneri Montella duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin, i cili është pezulluar nga UEFA me dy ndeshje, njësoj siç ndodhi edhe me Mirlind Dakun. Demiral çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste.

Ndërkohë, ka shpëtuar Bellingham, i cili është gjobitur vetëm me 20 mijë euro pas gjestit të turpshëm në fund të ndeshjes ndaj Sllovakisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos