Europiani i Turqisë, golat e mbrojtësve, pas Demiral shënoi Akaydin

Nga Dea Kozma
6 Korrik 2024, 23:08 | Live Euro 2024

Europiani i Turqisë, golat e mbrojtësve, pas Demiral shënoi

Samet Akajdin shënoi golin e parë me përfaqësuesen turke, në dhjetë ndeshje të luajtura në arenën ndërkombëtare.

Ajo që bie më tepër në sy, është se edhe një herë, në ndeshjet e përfaqësueses së drejtuar nga Montela shënojnë mbrojtësit e qendrës. Kundër Austrisë, Merit Demiral shënoi dy herë, duke e kualifikuar skuadrën në çerekfinale.

Kundër Holandës ishte radha e qendër-mbrojtësit tjetër Akajdin që të zhbllokonte ndeshjen, sërish me kokë pas një goditje standarde. Katër nga tetë golat e Turqisë në Euro 2024 janë shënuar nga mbrojtësit. Në asnjë ekip tjetër pjesëmarrës, lojtarët defensive nuk kanë realizuar kaq shumë. Megjithatë, mbrojtja çaloi në 45 minutat e dyta, ku Holanda dominoi dhe përmbysi ndeshjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos