Holanda kualifikohet në gjysmëfinale, mposht 2-1 me përmbysje Turqinë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2024, 22:56 | Live Euro 2024

Holanda kualifikohet në gjysmëfinale, mposht 2-1 me përmbysje

Në këtë europian nuk ka surpriza dhe fitojnë pertinentët. Holanda përmbysi Turqinë dhe siguroi një vend në gjysmëfinale. Një fitore e vështirë për tulipanët që në pjesën e parë ishin shumë larg pritshmërive.

Në minutat e para ishin turqit që u shfaqën mjaft kërkues ndërsa goli erdhi në minutën e 35 me Samet Akajdin. Edhe pas kësaj Turqia nuk e uli ritmin, por nuk finalizoi dot.

Në pjesën e dytë holandezët reaguan. Në të 70 minutën, Stefan De Vraj vendosi baraspeshën dhe rihapi llogaritë e sfidës. Një gol që i dha zemër tulipanëve dhe pas 6 minutash, Muldur realizoi një autogol dhe e gjithë festa ishte e Holandës.

Kaq mjaftoi që ekipi i Kuman të rikthehej në një gjysmëfinale europiani, pas afro 20 vitesh, ndërsa ëndrra e Turqisë përfundon këtu.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos