Mes shumë vështirësive, Anglia arriti të kualifikohet në gjysmëfinale pasi mundi me penallti Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Në një ndeshje jo me shumë emocione, 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1 në “Dusseldorf”.
Në pjesën e parë, u pa një lojw e vakët, me asnjë goditje në kuadrat nga dy ekipet që më së shumti u mbrojtën se sulmuan.
Në të dytën, ishte Zvicra që u shfaq më kërkuese dhe Brel Embolo befasoi anglezët në minutën e 75. Megjithatë deri në fund, kombëtarja e “Tre Luanëve” nuk u dorëzua dhe ishte futbollisti i Arsenalit Bukajako Saka ai që vendosi baraspeshën dhe riktheu shpresat për ekipin e Southgate.
Mirëpo as në shtesa nuk kishte një fitues dhe dueli u zgjidh në penallti aty ku Anglia ishte me e saktë dhe fitoi 5-3 ndaj Zvicrës. I vetmi që gaboi te zvicerianët ishte Akanzhi.
Tanimë anglezët presin duelin Holandë-Turqi për të mësuar rivalin. (A2 Televizion)