Franca “harron” mbrojtësin në Dortmund, kthehet në qendrën stërvitore 100 km larg me furgon

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 08:06 | Live Euro 2024

Franca “harron” mbrojtësin në Dortmund, kthehet në

Një moment i pazakontë është shënuar pas ndeshjes me Francës dhe Polonisë, kur Gjelat duket se kanë harruar një nga “pjesët” e tyre kryesore në stadiumin e Dortmundit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenalit, Saliba, i cili duhej të kryente testet antidoping. Sipas gazetës L’Equipe, autobusi i skuadrës franceze u largua nga Dortmund pa yllin e skuadrës pasi testimi u vonua shumë.

Mbrojtësi 23-vjeçar u largua nga stadiumi me një furgon i shoqëruar nga anëtarë të stafit të skuadrës që prisnin me të.

Baza e Francës për turneun në Gjermani është në qytetin e Paderborn, rreth 100 kilometra në lindje të Dortmundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos