Gjeorgjia ëndërroi për 51 minuta, Spanja e kthen në shtëpi me 4 gola, e pret “finalja” me Gjermaninë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 21:20 | Live Euro 2024

Spanja kualifikohet në çerekfinale dhe shuan ëndrrën e Gjeorgjisë në Euro 2024. Iberikët përmbysën 4-1 surprizën e këtij edicioni në një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga çfarë pritej.

Gjeorgjianët ëndërruan për 51 minuta teksa shënuan në pjesën e parë pas një autogoli të mbrojtësit Le Normand.

Festa nuk zgjati shumë pasi në minutën e 39 Spanja barazoi rezultatin në 1-1 fal një goli të bukur nga mesfushori Rodri.

Iberikët mbetën në sulm dhe përpjekjet e vazhdueshme të Spanjës u konkretizuan me gol nga mesfushori Fabian Ruiz dhe pas tij Williams e Dani Olmo, që vulosi kualifikimin e Spanjës në çerekfinale, aty ku do të përballet me Gjermanin.

Pavarësisht kësaj, Gjeorgjia mbyll një rrugëtim të paharrueshëm në edicionin e saj të parë në arenën europiane, arriti të kualifikohet mes 16 ekipeve më të mira me një paraqitje të jashtëzakonshme dhe pse përballë kishte yje të futbollit botëror.

***

Minuta 83 – Tashmë Gjeorgjia është dorëzuar, por Spanja nuk heq dorë nga sulmet dhe Olmo ka realizuar edhe golin e katërt për spanjollët, duke hipotekuar çerekfinalet.

Minuta 75 - Nico Williams vulos triumfin e Spanjës dhe mbyll aventurën spektakolare të Gjeorgjisë në Europian. Talenti spanjoll mori një top në mesin e fushës dhe me shpejtësinë e tij karakteristike shkoi deri në zonë duke lëshuar një goditje të fortë, e cila nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit gjeorgjian.

Minuta 51 - Përpjekjet e vazhdueshme të Spanjës janë konkretizuar me gol nga mesfushori Fabian Ruiz. 16-vjeçari Lamine Yamal vijon të shkëlqejë. Pasi ekzekutoi një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe topi u prit nga portieri, talenti i Barcelonës mori topin në krah të djathtë dhe realizoi një kros perfekt për Ruiz, i cili realizoi me kokë.

Minuta 39 - Spanja ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Gjeorgjisë me anë të një goli të bukur nga mesfushori Rodri. Talenti Nico Williams lëvizi bukur në të majtë të sulmit spanjoll dhe pasoi në hyrje të zonës për mesfushorin, i cili lëshoi një goditje që përfundoi në rrjetë.  

Gjeorgjia befasoi edhe Spanjën në minutën e 18. Edhe pse ndeshja nisi me spanjollët tejet dominues, në momentin e parë që debutuesit në Europian dolën në sulm, topi përfundoi në portën e Spanjës.

Në minutën e 18, mbrojtësi Le Normand, i gjendur nën presion nga gjeorgjianët e devijoi topin duke e dërguan në portën e tij.

Ky ishte autogoli i 8 në këtë kampionat Europian duke qenë një nga statistikat më të çuditshme.

 

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos