Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Spanjë me avantazhin e iberikëve 1-0.
Ferran Torres shënoi golin për Spanjën në minutën e 13, pas një pasimi të Dani Olmos dhe një goditjeje diagonale me të majtën.
Shqipëria e kishte nisur shumë mirë ndeshjen, por goli bëri që dominimi të kalonte në anën e kundërshtarit. (A2 Televizion)