Po luhej Turqi-Austri...makinisti ndalon trenin për të parë ndeshjen në shesh, tifozët e duartrokasin (VIDEO)

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 18:01 | Live Euro 2024

Po luhej Turqi-Austri...makinisti ndalon trenin për të parë

Për turqit, të cilët korrën fitoren ndaj Austrisë në fazën “16” të EURO 2024, ëndrra europiane vazhdon.

Rrugët e Stambollit ishin në kaos absolut, me tifozët që u mblodhën në sheshet e qytetit për të parë ndeshjen, në ekranet gjigante që ishin vendosur.

Mes tifozëve, ishte edhe një makinist, i cili nuk mundi të rezistonte dhe ndaloi trenin para një ekrani për të parë, qoftë edhe për pak sekonda, se si po luhej kjo ndeshje vendimtare për vendlindjen e tij.

Tifozët që ndodheshin në shesh e duartrokitën duke i dhënë meritën e... përkushtimit si tifoz.

A2 CNN Livestream

Latest Videos