Thirrjet kundër maqedonasve, UEFA pezullon me 2 ndeshje Mirlind Dakun! Humb sfidën me Spanjën

Nga A2 CNN
23 Qershor 2024, 15:44 | Live Euro 2024

Thirrjet kundër maqedonasve, UEFA pezullon me 2 ndeshje Mirlind Dakun! Humb

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.

Daku mori megafonin e Tifozave Kuq e Zi pas mbarimit të lojës me Kroacinë, duke thënë kore raciste kundër maqedonasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos