Francë-Belgjikë është një nga ndeshjet më interesantë në fazën e 1/8 të Euro2024. Ekipi i De Shamps konsiderohet si një ndër skuadrat pretendente për ti shkuar deri në fund këtij kampionati, por detyra e tyre do të jetë e vështirë që në nisje të ndeshjeve me eliminim direkte.
Fati donte që ata të përballeshin me Belgjikën, një tjetër skuadër me yje në futbollin europian si Lukaku, De Brujn, Trossard apo Tielmans megjithatë në ndeshje të tilla nuk ka justifikime dhe gjelat do të bëjnë cmos për të kaluar më tej.
“Nuk ka shumë mbrojtës që kënaqen duke luajtur kundër sulmuesve të mëdhenj siç është Romelu Lukaku. Por nuk kemi zgjidhje tjetër, kështu është. Jemi në atë fazë të Europianin që po luajmë kundër më të mirëve. Belgjika nuk ishte në formën më të mirë në fazën e grupeve. Por do të ishte një kurth nëse do të analizonim vetëm ato ndeshje. Nuk do të ketë nënvlerësim. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe nuk do të jetë e lehtë”, tha mbrojtësi William Saliba.
Franca ende nuk ka treguar lojën e saj në Europian. Dy golat e vetëm që shënoi në fazën e grupeve ishin një autogol kundër Austrisë dhe një penallti e konvertuar nga kapiteni Kylian Mbappe, në barazimin 1-1 ndaj Polonisë. Dueli Francë -Belgjikë do të luhet të hënën në orën 18:00.
(A2 Televizion)