Republika Çeke dhe Turqia vendosin rekordin e kartonëve në një ndeshje Evropiani

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 17:59 | Live Euro 2024

Republika Çeke dhe Turqia vendosin rekordin e kartonëve në

Republika Çeke-Turqi ishte një ndeshje spektakolare dhe gjithashtu e mbushur me ndërhyrje të gabuara.

Në total, arbitri ka nxori 18 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, duke e futur këtë ndeshje në historinë e Kampionatit Evropian si ajo me më shumë kartona.

Menjëherë pasi u mbyll takimi me fitoren 2-1 të turqve, pati një përleshje në fushë mes turqve dhe çekëve. Gjyqtari Istvan Kovacs nisi të tregonte kartonët majtas-djathtas, derisa u vendos rekordi.

Rekordi i kartonëve në një Evropian ka qenë 10 kartonë të verdhë në një ndeshje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos