Fitorja për Tiranën në derbi është një detyrim. Bardheblutë ndodhen në fundin e klasifikimit dhe një tjetër disfate mund t’ia komplikonte dhe më shumë llogaritë.
Një derbi nuk ka favoritë pavarësisht gjendjes që janë dy skuadrat. I këtij mendimi është dhe ish-trajneri i bardhebluve Erbim Fagu, i cili theksoi se pavarësisht momentit që Tirana po kalon, djemtë bardheblu duhet të futen në fushë me moralin e lartë dhe të bëjnë çmos për të marr vetëm 3 pikë.
Sipas Fagut, ndërtimi i një skuadre nga e para ka qenë një nga sfidat e klubit bardheblu që për fatin e keq nuk i ka funksionuar siç duhet.
Në fund Fagu bëri një ftesë për të gjithë tifozët bardheblu për të mbështetur skuadrën në këtë periudhë të vështirë
Deri më tani, këtë sezon, ndeshjet direkte mes dy skuadrave janë të barabarta. Ne tre derbi që kanë luajtur të tre janë mbyllur në barazim. (A2 Televizion)