Dje, Atalanta e Berat Gjimshitit humbi ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League në minutën e 94-të për shkak të një penalltie shumë bujare të akorduar për llogari të Bruge nga arbitri turk Halil Umut Meler.
Ky episod tërboi lojtarët zikaltër si dhe trajnerin e tyre Gian Piero Gasperini.
Arbitri turk nuk është i panjohur për polemika të këtij lloji, edhe pse fatmirësisht dje në Belgjikë dhuna që pësoi në dhjetor 2023 nuk arriti në nivelin që pësoi kur u godit me shkelm dhe grusht nga Faruk Koca, presidenti i klubit Ankaragucu, i cili hyri në fushë pasi ekipi i tij u barazua nga Caykur Rizespor në minutën e 97.
Meler ishte dërguar në spital me një kockë të thyer në fytyrë dhe më pas u shoqërua nga policia jashtë stadiumit për të shmangur hakmarrjet e mëtejshme nga tifozët turq.
“Nuk do ta harroj kurrë dhe nuk do ta fal kurrë. Unë rashë në tokë dhe ata më goditën me shqelma dhe grushte, dikush më kërcënoi se do të më vriste", tha ai pas asaj ndeshje.
Episodi shumë i rëndë solli pezullimin për disa javë të kampionatit turk, arrestimin e tre agre3sorëve, mes të cilëve edhe presidenti i Ankaragucu-s, i cili u dorëhoq nga klubi.
Kohët e fundit, Meler kishte shkaktuar polemika edhe në Arabinë Saudite, ku federata turke e futbollit e kishte dërguar për arbitrim në shkëmbimet e zakonshme të bashkëpunimeve mes federatave. Al Shabab kishte paraqitur një ankesë formale pas disfatës ndaj Al Hilalit, duke shtuar se gjyqtari turk kishte gabuar.
Një tjetër raund, një tjetër polemikë: këtë herë në Arabinë Saudite-Omani në Kupën e Gjirit, e përmbysur nga mysafirët falë edhe një përjashtimi të dyshimtë dhe një goli të anuluar për vendasit. Në fund të ndeshjes, trajneri saudit, Herve Renard, e ndoqi Melerin në dhomat e zhveshjes dhe debatoi me të dhe ndihmësit e tij. (A2 Televizion)