UEFA ka përcaktuar edhe ekipin e gjyqtarëve për këtë takim, me një trupë tërësisht turke që do të mbërrijë në Tiranë për të drejtuar përballjen e raundit të katërt.
Gjyqtari kryesor do të jetë Mehmet Turkmen, ndërsa edhe pjesa tjetër e ekipit të arbitrimit, përfshirë gjyqtarët e sistemit VAR, do të jetë nga Turqia, shkruan A2.
Kuqezinjtë kërkojnë një tjetër fitore për të vijuar objektivin e tyre në grup, ndërsa sfida me San Marinon pritet të jetë një tjetër mundësi për skuadrën e Rolando Maran për të hedhur pas atë humbje të hidhur me Finlandën dhe për t’u rikthyer me pikët e plota në ndeshjen e fundit të tetorit në Ligën e Kombeve. (A2 Televizion)