Kundërshtari i Shqipërisë sot, San Marino, pozicionohet i fundit në listën e FIFA-s dhe për këtë kuqezinjtë jo vetëm që duan të fitojnë, por pse jo, kanë një shans të mirë dhe për të rritur golavarazhin.
Vetëm pak ditë më parë, kuqezinjtë i mundën në shtëpi me rezultatin 3-0, ndërsa sot kërkojnë dhe më shumë, duke qenë se do të ketë prezent dhe tifozët e saj që do të mbështesin Kombëtaren.
Në të gjitha përballjet direkte zyrtare në histori, Shqipëria ka arritur 5 fitore në 5 ndeshje të luajtura kundër San Marinos, duke mos pësuar asnjë gol dhe duke shënuar gjithsej 16 gola. (A2 Televizion)