Vijon protesta para Kuvendit të Kosovës, Jashari kërkon shfuqizimin e Speciales, protestuesit ngrenë tenda

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 13:29 | Aktualitet

Vijon protesta para Kuvendit të Kosovës, Jashari kërkon

Protestuesit në Prishtinë kanë nisur vendosjen e tendave dhe çadrave, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë aty deri në votimin e ligjit.

Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që dalin në dritare; “brenda, brenda”. Ndërkohë, organizatori kryesor i protestës ka bërë thirrje që të mos hidhet apo goditet policia e Kosovës me asnjë mjet.

Xhavit Jashari nga OVL UÇK ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të miratojë sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara edhe në lexim të dytë, duke propozuar që në të të përfshihet një nen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij kjo kërkesë është ngritur nga qytetarët dhe protestuesit pas vendimit të 16 shtatorit.

“Që nga data kur u mor verdikti përfundimtar që solli një dënim të rëndë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sheshet janë të mbushura me një kërkesë jo në emrin tim, i ri çlirimtarëve dhe kërkesa e të gjithë neve që sot jemi bashkë në të gjitha protestat, ka qenë thirrje për bashkim, thirrje për unifikim dhe vendim në të drejtën tonë”.

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë ka përshëndetur protestuesit dhe policët. Ai tha se si parti i kanë bërë thirrje deputetëve që të vijnë në Kuvend.

“Jemi një me çlirimtarët. Me zemër jemi me ju në shesh, sot e dje e që keni qenë gjithë këto ditë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos