Duam gol që në minutat e para, Manaj tregon strategjinë e re të kombëtares, porta i kalon Dajsinanin

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 19:29 | Futboll

Duam gol që në minutat e para, Manaj tregon strategjinë e re

Ndaj San Marinos Kombetarja shqiptare kërkon tre pike të sigurta por edhe me shumë gola. Në konferencën për mediet Rei Manaj theksoi se synimi është të shënohet që në minutat e para. Për portën trajneri Maran është i detyruar të luajë pë Berishën dhe pa Sherrin. 

Me dy ndeshje të fituara në National League dhe një humbje, kombëtarja shqiptare do të ndryshojë strategji në lojë. Gabimi i Berishës në Finlandë i kushtoi Shqipërisë, ndërsa trajneri Maran thotë se në fushë kushdo mund të ishte në kushtet të tilla.

“Ka role e role, gabimet i bëjmë të gjithë, unë i pari. Për portierin gabimet janë vendimtare ndaj duhet të jemi mbështetës dhe të kuptojmë se kur gabon portieri, ka një rëndësi të veçantë. Por unë kam shumë besim te portierët të cilët kanë zbritur në fushë. Megjithatë ndaj San Marinos do portën do ta mbrojë Mario Dajsinani. Më vjen keq se nuk do kem as Berishën e skualifikuar dheas Sherrin se ka dalë nga fusha me një problem muskulor. Ndaj do të luajë Mario. Më vjen keq që nuk janë, por Mario do të ketë këtë mundësinë e tij sepse kam shumë besim tek ai Shqipëria mban vendin e dytë në grup ndërsa janë dhe tre ndeshje për të luajtur”, tha Rei Manaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos