Franca përmbys Belgjikën, katër gola në 14 minuta

Nga Dea Kozma
6 Tetor 2026, 14:19 | Futboll

Në Paris, Franca realizoi një nga përmbysjet më të bukura të kësaj faze të Nations League, duke mposhtur Belgjikën 4-1.

Belgët dominuan për një pjesë të madhe të takimit dhe kaluan në avantazh në minutën e 35-të, me Dodi Lukebakio. Franca kishte vështirësi të gjente hapësira dhe Belgjika e mbajti avantazhin deri në minutat e fundit.Por gjithçka ndryshoi në çerekorën e fundit.

Trajneri Zinedine Zidane ndërhyri me zëvendësimet dhe lojtarët e ardhur nga stoli ndryshuan komplet ritmin e takimit. Në minutën e 77-të, Desire Doue barazoi me një goditje nga jashtë zonës. Vetëm katër minuta më vonë, Rayan Cherki përmbysi rezultatin dhe Franca kaloi në avantazh, shkruan A2.

Dhe protagonist absolut i fundit të ndeshjes ishte Michael Olise. Sulmuesi shënoi dy herë, duke realizuar golin e tretë të Francës dhe më pas edhe të katërtin në kohën shtesë.

“Gjelat” ishin spektakolar duke shënuar katër gola në vetëm 14 minuta. Kjo ishte gjithashtu fitorja e parë e Zidane në shtëpi që prej marrjes së drejtimit të Francës. Trajneri francez vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion dhe skuadra e tij tashmë kryeson Grupin A1 me 10 pikë.

Belgjika mbetet në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Italia është e dyta me 7. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos