Dëmtimi i Ismajlit i "hap" portën Juventusit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2025, 15:57 | Futboll

Dëmtimi i Ismajlit i "hap" portën Juventusit

Juventus mposhti Empolin me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Serisë A.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve falë golit të De Sciglio. Por, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për Juventusin në momentin që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, la fushën e lojës për një dëmtim.

Pasi Ismajli u largua, Kolo Muani shënoi 2 gola brenda tre minutave për bardhezinjtë, shkruan A2.

Në minutën e 84 miqtë ngelën edhe me 10 lojtarë dhe bardhezinjtë realizuan dy gola të tjerë me Vlahovic dhe Conçeiçao.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos