VIDEO| Çmenduria e tifozëve hungarezë për t’u përballur me kundërshtarët

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 22:42 | Futboll
VIDEO

Në një skenë të pazakontë në Ligën e Europës, tifozët e Ferencvarosh shpikën një mënyrë të pabesueshme për të shkaktuar kaos.

Dje, gjatë ndeshjes ndaj AZ Alkmar në Budapest, ata përdorën një strategji të papritur për të depërtuar në sektorin e tifozëve holandezë. Si? Duke u veshur si stjuardë të stadiumit!

Rrengu i tyre, megjithatë, nuk kaloi pa pasoja. Pas një përplasjeje të fortë mes tifozëve të të dyja palëve, tensioni u rrit dhe ngjarjet u bënë virale në rrjetet sociale.

Pavarësisht kaosit, Ferencvarosh e fitoi ndeshjen 4-3, duke sjellë emocione të mëdha për tifozët dhe duke treguar një përballje të fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos