Manchester United nuk po arrin të dalë nga kriza këtë sezon.
Skuadra e Amorim është rikthyer te humbja në Premier Ligë, me Crystal Palace që e mposhti në “Old Trafford”.
Miqtë ia dolën të triumfonin me rezultatin 0-2, pasi Mateta shënoi dopietë, shkruan A2.
Në ndeshjen tjetër, Tottenham mori një fitore me peshë në transfertën ndaj Brentford.
Autogoli i Janelt dhe goli i Pape Matar Sarr i dhanë 3 pikët ekipit londinez.
Me këto rezultate, Palace i mori United vendin e 13, teksa Tottenham u ngjit në vendin e 14.
(A2 Televizion)