Milan dhe Inter janë ndarë në barazim 1-1 në një derbi dramatik.
Zikaltrit ishin ata të cilët dominuan sfidën, duke kërkuar më shumë golin teksa panë t’u anuloheshin dy të tillë në pjesën e parë. Nga ana tjetër, Milani ishte në pritje të momentit të duhur dhe e gjeti atë me Reijnders në minutën e fundit të pjesës së parë për të siguruar avantazhin, shkruan A2.
Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo, me Interin kërkues që pa t’i anulohej një tjetër gol, ndërsa me radhë goditi shtyllën me Bisseck, Thuram e Dumfries.
Vetëm në minutat shtesë, De Vrij shënoi golin e barazimit, duke bërë që ky derbi të paktën të mos mbyllej me humbjen e tretë radhazi për ekipin e Simone Inzaghit.
Edhe pse pritej titullar, Kristjan Asllani nuk u aktivizua asnjë minutë në derbin e Milanos.
(A2 Televizion)