“Ata kanë Mitroviç e Vlahoviç, por ne kemi Brojën e Manajn”, Sylvinho: Do kemi një ndeshje të bukur nesër

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 19:32 | Futboll

“Ata kanë Mitroviç e Vlahoviç, por ne kemi Brojën

Trajneri Sylvinho deklaroi se Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje të bukur ditën e nesërme përballë Serbisë në Air Albania.

Tekniku brazilian vlerësoi ekipin kundërshtar, por shtoi se edhe Shqipëria ka lojtarët e saj që janë përgatitur maksimalisht për këtë takim.

Në lidhje me gazetarin serb që filmoi fshehurazi stërvitjen e kombëtares kuqezi, Sylvinho u shpreh se kjo gjë nuk e shqetëson pasi nuk ka gjë për të fshehur.

“Serbia është një ekip i fortë e dimë mirë. Kanë lojtarë shumë të mirë në sulm. Kanë lojtarë të fortë. Ne kemi Broja, Manaj, Ozuni jam krenar për ta. Do të shohim një ndeshje të bukur nesër. Të gjithë trajnerët hyjnë për të fituar. Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Duhet të përgatitemi mirë.  Në kemi bërë 5-6 ditë stërvitje të mira. Nesër do t’iu tregoj se gjithçka mund të ndodhë. Me Andorrën pamë një ekip ndryshe. Në kokë e kam 11-shën që do të hedh në fushë. Ne i kemi parë të gjitha ndeshjet e tyre. Nuk më shqetësojnë spiunët e stërvitjes, nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha Sylvinho në konferencën për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos