Lojtarët serbë futen në hotel nën masa të rrepta sigurie, Federata: Fluturim i këndshëm për në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 14:52 | Futboll

Federata Serbe e Futbollit ka shpërndarë disa fotografi të lojtarëve serbë që futen në hotelin në Tiranë ku kanë vendosur të qëndrojnë para ndeshjes kundër Shqipërisë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, shkruan A2 CNN.

“Pas më pak se një ore fluturimi të këndshëm, ekspedita serbe mbërriti në Tiranë, ku pritet të luajë ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër vendit pritës, Shqipërisë, të shtunën, më 7 qershor”, thotë federata.

“Me të mbërritur në aeroport, lojtarët dhe stafi i trajnerëve po prisnin në pistë autobusët që i çuan në hotelin ku do të qëndrojnë gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë. I gjithë trafiku nga aeroporti në hotel, me një eskortë të siguruar, ishte i mbyllur, pra vetëm për mysafirët nga Serbia. Shqiponjat do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore sonte në orën 18:00 në Stadiumin Kombëtar në Tiranë”.

Ndeshja e shumëpritur do të luhet të shtunën në orën 20:45. Shqipëria momentalisht mban vendin e dytë në grup, me 3 pikë, pasi u mund 2-0 nga Anglia më 21 mars, ndërsa fitoi 3-0 kundër Andorrës 3 ditë më pas. Ndërsa Serbia nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos