Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç dhe kapiteni i ekipit Aleksandër Mitroviç u shfaqën të buzëqeshur përpara gazetarëve në konferencën e parë për shtyp në Tiranë, në vigjilje të ndeshjes me Shqipërinë.
Stojkoviç u shpreh se kombëtarja serbe do të duhet të luajë një ndeshje perfekte ditën e nesërme për të dalë me tre pikë të plota nga kryeqyteti shqiptar.
“Kemi provuar shumë skema në stërvitje. Jam i kënaqur me lojtarët. Do të presim dhe stërvitjen pasi të vendosim për formacionin. Formacioni do të jetë ai që kam unë në kokë. Cdo ndeshje ka diferencat e saj. I kemi analizuar të gjitha gjërat është në Shqipëri. Ne duhet të jemi mirë që ta mundim Shqipërinë nesër. Nuk mund të fitojmë nëse nuk jemi mirë”, tha tekniku serb.
Ndërsa sulmuesi i Al Hilal, shtoi se nesër në fushë janë të treja rezultatet e mundshme, pasi Shqipëria është një ekip shumë i mirë që drejtohet nga një teknik si Sylvinho.
“Jam i përgatitur. Jam i frymëzuar kur luaj me kombëtare dhe dëshiroj që të jap maksimumin për vendin tim dhe për mua si lojtar. Nesër është një ndeshje serioze për ne. Mendoj se ka pasur eufori, por ne mendojmë vetëm për fushën. Do të ishte perfektë po të fitonim. Jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Fokusi ynë të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje. Shqipëria ka ekip të mirë, trajneri të mirë, ne kemi studiuar çdo gjë. Nuk ka asnjë lloj befasie çdo rezultat që ka me ndodh”, tha futbollisti. (A2 Televizion)