Dueli me Serbinë, nga mbrojtja në sulm, dilema në formacion nga Sylvinho

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 18:15 | Futboll

Dueli me Serbinë, nga mbrojtja në sulm, dilema në formacion nga

Trajneri Silvinjo ka dilemat e fundit sa i përket formacionit të mundshëm që do të hedhë në fushë.

Nga mbrojtja në sulm, braziliani ka ende dyshime se cilin lojtarë do të hedhë në fushë. Me skemën 4-3-3, vendin e sigurt në formacion e ka Tomas Strakosha njësoj dhe Mario Mitaj në të majtë të mbrojtjes.

Krahu i djathtë ka balotazh mes Hysaj dhe Balliu ndërsa në qëndër së bashku me Gjimshitin mund të jenë Kumbulla ose Ismajli. 

Mesfusha nuk ka shumë dilema, me Ramadani -Asllani dhe para tyre Qazim Laci ndërkohë në sulm ekzistion mundësia që Broja të luajë nga krahët së bashku me Bajramin ndërsa Rei Manaj në qendër.

Megjithatë ekziston dhe një skenar tjetër që nga minuta e parë mund ta nisi dhe Mirlind Daku, nga krahët në të majtë Arbër Hoxha dhe në të djathtë Jasir Asani.

Kushdo që do të zbresë në fushë, do ti jap më të mirën dhe në fund t’i marri maksimumin kësaj sfidë. Me emocionet e garantuara, objektivi mbetet ëndrra për në Botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos