Barcelona i ka dhënë një leksion të mirë Atletiko Madridit dhe mban aty presionin për Realin kryesues. Katalanasit turpëruan 3-0 madrilenët në stadiumin Wanda Metropilitana në një ndeshje thuajse pa histori.
Që në minutën e 6, ndeshja nisi me polemika. Morata pretendoi për 11-metërsh, por për gjyqtarin çdo gjë ishte e rregullt.
Barcelona reagoi në minutën e 38 kur një kombinim fantastik mes Lewandowskit dhe Felix bëri që ky i fundit lehtësisht të dërgonte topin në rrjetë. Edhe pjesa e dytë nisi njësoj për skuadrën e Xavit që shënoi dhe golin e dytë me të përhershmin Robert Lewandowski.
Për goditjen finale mendoi Loopez, i cili la dhe firmën e tij dhe mbylli ndeshjen me fitoren e pastër 3-0. Pas këtij suksesi, katalanasit janë në vendin e dytë me 64 pikë, 8 larg Realit kryesues ndërsa për Atletico gjërat vështirësohen dhe më shumë pasi e sheh veten jashtë katërshes së parë dhe pozicionohet në vendin e pestë me 55 pikë. (A2 Televizion)