Barcelona pëson “manita” në shtëpi, humbje dramatike në sekondat e fundit

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 20:42 | Futboll

Barcelona pëson “manita” në shtëpi, humbje dramatike

Barcelona ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi, ndaj Villarreal. Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez u mposht 5-3, me dy gola të pësuar në sekondat e fundit të shtesës.

Një rezultat i tillë ishte i pamendueshëm në përfundim të 45 minutave të para, ku miqtë kryesonin 1-0 falë golit të Morenos (41’).

Në pjesën e dytë, Villarreal dyfishoi rezultatin me anë të Akhomach (54’), para se Barcelona të kundërpërgjigjej me tre gola brenda 11 minutave, të shënuar nga Gundogan, Pedri dhe autogoli i Bailly.

Miqtë barazuan rezultatin në 3-3 në minutën e 84, me Guedes, dhe kur dukej se gjithçka do të përfundonte me këto shifra, Sorloth në minutën e 9 shtesë dhe Morales në minutën e 11 shtesë shënuan dy gola të papritur për Villarreal.

Me këtë humbje, Barcelona e sheh veten plot 10 pikë pas Real Madridit kryesues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos