Befasi në Premier League, Jurgen Klopp njofton largimin nga Liverpool

Nga Dea Kozma
26 Janar 2024, 17:27 | Futboll

Befasi në Premier League, Jurgen Klopp njofton largimin nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool. Lajmi i papritur është dhënë nga vetë trajneri në kanalet zyrtare të klubit. Nëpërmjet një video të postuar, ai i befasoi të gjithë duke konfirmuar se do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.

“E kuptoj tronditjen, por e dua kaq shumë skuadrën, tifozët dhe qytetin, sa më duhet të jem i sinqertë. Largimi është një vendim që duhet ta marr. Energjitë po më shterojnë. Kemi kaluar shumë momënte të vështira dhe të gëzuara, kemi respekt dhe dashuri. Më e pakta ishte t’ju tregoja të vërtetën”, tha ndër të tjera Klopp.

Tekniku gjerman mori drejtimin e Liverpool në tetor të vitit 2015, duke e kthyer skuadrën te triumfi në Premier League, teksa ka fituar edhe Champions, FA Cup, Kupën e Ligës, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos