Barku i mbrojtësit të Dortmundit, dy javë para finales së Champions League, bëhet viral

Nga A2 CNN
18 Maj 2024, 14:05 | Futboll

Barku i mbrojtësit të Dortmundit, dy javë para finales së

Disa fotografi të mbrojtësit Niklas Sule, të publikuara vetëm dy javë para finales së Champions League, janë bërë virale në rrjet dhe ndoshta kanë shpjeguar edhe arsyen pse ai u la jashtë kombëtares së Gjermanisë që do të luajë në Euro 2024.

Mbrojtësi duket mbipeshë dhe tërësisht jashtë forme, vetëm dy javë para se skuadra e tij të luajë në “Wembley” kundër Real Madridit. Edhe pse nuk është e qartë nëse fotografitë janë të vërteta, pesha e Sule-s ka qenë shpesh temë debati brenda Dortmundit dhe në ambientet futbollistike gjermane.

Sule luajti 90 minuta në humbjen e javës së kaluar 3-0 ndaj Mainz dhe madje u fut si zëvendësues në gjysmëfinalen e kthimit kundër Paris SG, ku Dortmundi siguroi finalen.

Më parë, Marcus Babbel, ish-trajneri i Sule-s te të rinjtë e Hoffenheim, ishte ankuar se lojtari hante pica dhe qebabe shumë shpesh. “Kur i ha këto gjashtë - shtatë herë në javë, është problem”, pati thënë Babbel në tetor të vitit të kaluar.

Sule ka luajtur 72 ndeshje me Dortmundin që kur iu bashkua klubit në vitin 2022. Më parë ai ka luajtur për Bayern dhe Hoffenheim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos