All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E papritur te Barça, trajneri Xavi rrezikon shkarkimin

Nga Dea Kozma
17 Maj 2024, 13:28 | Futboll
All - Paragraf - 1

E papritur te Barça, trajneri Xavi rrezikon shkarkimin

Në fillim njoftoi largimin në fund të sezonit, më pas u bind nga lojtarët dhe drejtuesit që të qëndronte, e tani rrezikon shkarkimin.

All - Paragraf - 3

Xavi mund të mos jetë trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas është gati ta largojë nga detyra.

Shkak është zhgënjimi për sjelljen e ditëve të fundit të teknikut, pas deklaratave se do të jetë e vështirë që blaugranat të rivalizojnë me Realin e Madridit.

Ky qëndrim nuk është parë me sy të mirë nga presidenti Laporta, edhe sepse në momentin kur Xavi u konfirua në stol, ai ishte shprehur optimist për të ardhmen. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos