Bayern nuk është gati për një jetë pa Neuer, rinovon me veteranin e portës

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2025, 09:31 | Futboll

Bayern nuk është gati për një jetë pa Neuer, rinovon me

Portieri dhe kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer, ka rinovuar kontratën me klubin gjerman, duke siguruar qëndrimin në “Allianz Arena” deri në qershorin e vitit të ardhshëm, njoftoi klubi i Bundesligës të hënën.

Neuer, i cili mbush 39 vjeç muajin e ardhshëm, u transferua te Bayern-i nga skuadra gjermane Schalke në vitin 2011 dhe që atëherë ka bërë 547 paraqitje duke mbajtur portën e paprekur në 258 ndeshje për bavarezët.

Kontrata e mëparshme e Neuer me Bayernin ishte e vendosur të skadonte në fund të këtij sezoni, por edhe pse ka afruar disa portierë të rinj, klubi gjerman duket se nuk është ende gati për të luajtur pa Neuer mes shtyllave.

Bayern nuk është gati për një jetë pa Neuer, rinovon me

Sezoni i ardhshëm do të shënojë vitin e tij të 15-të te Bayern. Ai ka fituar 11 herë kampionatin gjerman, 5 herë Kupën e Gjermanisë dhe 6 herë Superkupën. Ai gjithashtu ka ngritur 2 herë trofeun më të rëndësishëm europian për klube, Champions League, në vitin 2013 dhe 2020.

Bayern nuk është gati për një jetë pa Neuer, rinovon me

Në gusht të vitit të kaluar, Neuer shpalli tërheqjen nga Kombëtarja gjermane, pas 124 ndeshjeve., Sukesi më i madh i tij me përfaqësuesen ishte fitimi i Kupës së Botës në vitin 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos