Bayern Munchen pësoi humbjen e parë këtë sezon të Bundesligës, duke u mundur 2-1 në Mainz. Gjigantët bavarezë u shtangën në pjesën e parë nga një gol i vendasve, ndërsa pas një pakujdesia brenda zonës pësuan edhe golin e dytë, në mesin e pjesës së dytë. Në minutat e fundit Sane arriti të shkurtonte diferencën, por skuadra e Vincent Kompany nuk mundi të bënte më tepër.
Nga ky rezultat përfitoi Bayer Leverkusen që, pasi mundi Augsburg 2-0, shkurtoi diferencën e pikëve ndaj Bayern në luftën e madhe për titullin e kampionit. Granit Xhaka me shokë realizuan fitoren e tetë në këtë edicion dhe kanë vetëm katër pikë (29) prapa Bayern (33). Golat e fitores i realizouan Terrier dhe Wirtz, në minutat 14 dhe 40 të pjesës së parë.
Augsburg pas kësaj humbjeje, e gjashta këtë sezon, renditet në pozitën e 13-të me 16 pikë. Borussia M’gladbach ishte bindshëm më e mirë si vendëse ndaj Holstein Kiel 4-1, ndërsa në duelin tjetër të ditës Union Berlin dhe Bochum u ndanë në paqe 1-1. (A2 Televizion)