“Bekimi i Artë”, Armand Duka i dhuron trofeun goleadorit shkodran

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 21:56 | Futboll

“Bekimi i Artë”, Armand Duka i dhuron trofeun goleadorit

Bekim Balaj është shpallur “Topi i Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”. Futbollisti i Vllaznisë fitoi çmimin e futbollisti më të mirë të vitit, pas një gare të fortë me Arinaldo Rrapajn, Albano Aleksin dhe Ermir Rashicën.

Çmimin e “Topit të Artë” në Mbrëmjen Gala ia dorëzoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili e uroi Balajn për këtë arritje.

Nga ana e tij, sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, përgëzoi FSHF-në për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm dhe shprehu kënaqësinë e tij për fitimin e çmimit më të rëndësishëm të mbrëmjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos