Premier League| United mund Fulham, Leicester “përmbys” Tottenham

Nga Dea Kozma
27 Janar 2025, 11:44 | Futboll

Premier League

Premier League mbylli të dielën dhe javën e 23. Manchester United regjistroi fitoren e dytë radhazi duke mundur minimalisht Fulham në transfertë.

Në pjesën e parë, dy ekipet tentuan shumë për të zhbllokuar shifrat, por rrjetat nuk u prekën. Me fillimin e fraksionit të dytë, Manchesteri rriti presionin në fushë. Një mundësi të mirë që në fillim e kishte Bruno Fernandesh por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Lisandro Martinez realizoi një supergol nga distanca dhe pllakosi heshtjen në stadium.

Dy minuta nga fundi, heroi i skuadrës u bë talenti 21-vjecar Tobi Koljer që largoi një gol të sigurt nga vija fatale. Në fund dhe Dialo dërgoi topin në rrjetë, por festa u ndal nga arbitri për pozicion jashtë loje.

Pas këtij suksesi, United ngjitet në kuotën e 29 pikëve, në vendin e 12 ndërsa Fulham mbetet në vendin e 10 me 33 pikë. 

Fitore regjistroi dhe Leisteri që mundi 1-2 Totenham në transfertë. Edhe pse Spurs realizuan të parët me Richarlison në minutën e 33, përmbysja u bë në pjesën e dytë.

Fillimisht Vardi riktheu baraspeshën në minutën e 46 ndërsa pak më vonë marokeni 20 vjeçar, Bilal El Kannouss, çoi shifrat në 2-1 për Leisterin.

Totenham kishte disa mundësi për të barazuar rezultatin por pa sukses.

Kështu Leisteri rikthehet te suksesi, pas 4 humbjesh radhazi por mbetet në zonën e  rrezikut. Pas 23 javësh, është në vendin e 17 me 17 pikë ndërsa Totenham qëndron në të 15 me 24 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos