Zbulohet si nisi sherri mes Conceicaos dhe Calabrias

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 18:07 | Futboll

Zbulohet si nisi sherri mes Conceicaos dhe Calabrias

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport ka zbuluar detaje nga përplasja e fortë mes trajnerit Sergio Conceicao dhe mbrojtësit Davide Calabria pasi Milani fitoi në shtesë 3-2 ndaj Parmës të dielën.

Gazeta italiane shkruan se arsyeja e zemërimit të tij është se para ndeshjes katër lojtarët e ekipit të parë kanë shkuar në një koncert pa u konsultuar me stafin. Sipas informacioneve të mediave, Calabria, Theo Hernandez, Ruben Loftus-Cheek dhe Francesco Camarda janë parë në një koncert në Milano të premten.

Parma ishte në epërsi 2-1 dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, por më pas në kohën shtesë, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukwueze shënuan dy gola në tre minuta për fitoren e Milanit. Falë kësaj fitoreje, Milani është i gjashti në renditje me 34 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos