Biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi, procesi i shortit elektronik vijon deri më 3-4 qershor

Nga Dea Kozma
3 Qershor 2025, 11:49 | Futboll

Biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi, procesi i shortit elektronik vijon

Procesi i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi vijon deri më data 3 dhe 4 qershor. Pas një interesi të jashtëzakonshëm dhe mbi 200 mijë kërkesa për një biletë, Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një postimi tregoi se shorti elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri–Serbi, do të zgjatet deri në datën 4 qershor.

Kjo për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës. Sipas FSHF kjo është e  nevojshme për  një proces sa më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit.

FSHF i bën thirrje të gjithë personave që kanë aplikuar për bileta të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të e-mailit, për të parë nëse kanë marrë njoftim nga kompania T-Ticket, e cila menaxhon procesin zyrtar të shitjes së biletave.

Vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar më e-mail personal me anë të të cilit, fituesi mund të blejë biletën online.

Një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik janë tashmë pajisur me bileta përmes platformës së dedikuar. Me fituesit e parë, ka çelur dhe tregu i zi në internet ku bileta që blihen me një shumë të caktuar, shiten 4 apo 5 fish më shumë.

Edhe pse FSHF nënvizoi se transferimi i biletës mund të ndodhi vetëm një herë, në rast të kundër, ajo do të jetë e pavlefshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos