Pas dëmtimit dhe fazës së rikuperimit në Shqipëri, Sokol Cikalleshi është rikthyer te golat me skuadrën e tij iraniane të Tractor.
Sulmuesi nga Kavaja, i cili u largua përfundimisht nga kombëtarja pak muaj më parë, arriti të realizojë 3 gola në fitoren e thellë 7-0 ndaj skuadrës nga Taxhikistani, Ravshan.
Kjo ishte ndeshja e pestë për Cikalleshin këtë sezon, ndërsa nuk kishte arritur deri tani të realizonte asnjë gol. (A2 Televizion)