
Dinamo e ka mbyllur me humbje ndeshjen e parë të këtij edicioni në Conference League, pasi është mundur me shifrat 1-0 nga Astana.
Në “Elbasan Arena”, blutë u shfaqën më ngulmues në pjesën e parë, por ishin miqtë nga Kazakistani ata që kishin rastet më të pastra, shkruan A2.
Pjesa e dytë pati iniciativën e Dinamos, ndërsa miqtë provuan vetëm kundërsulmet dhe në një të tillë, ata gjetën të pavendosur mbrojtjen e Dinamos, duke shënuar golin e avantazhit me anë të Karimov.
Miqtë tronditën edhe traversën në minutat e fundit.
(A2 Televizion)