
Botërori 2026 është eventi më i madh sportiv që ka organizuar ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Vetëm në territorin amerikan po zhvillohen ndeshje në 11 qytete pritëse, ndërsa organizatorët kane pritur miliona tifozë nga e gjithë bota.
Për këtë arsye janë shtuar masat e sigurisë, janë pezulluar punimet në shumë akse rrugore dhe janë krijuar linja të posaçme transporti për ditët e ndeshjeve. Sfida më e madhe mbetet menaxhimi i lëvizjes së tifozëve në qytete me infrastrukturë shumë të ndryshme.
Botërori në SHBA po thyen rekorde pjesëmarrjeje. Deri në fazën çerekfinale, stadiumet kanë pritur mbi 6.5 milionë tifozë, ndërsa disa prej tyre janë mbushur me më shumë se 80 mijë spektatorë
Një nga kuriozitetet më të mëdha të këtij Botërori është mënyra sesi çdo qytet amerikan ka organizuar transportin sipas mundësive të veta. Në Atlanta dhe Filadelfia tifozët mbërrijnë lehtësisht me metro, ndërsa në Dallas janë vënë në dispozicion qindra autobusë specialë, pasi stadiumi nuk lidhet me transport publik. Në New York/New Jersey, ku do të zhvillohet finalja, parkingjet pranë stadiumit janë kufizuar dhe shumica e tifozëve udhëtojnë vetëm me tren ose autobus, një operacion logjistik që po konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në historinë e sportit. (A2 Televizion)