Conference League, Tirana luan me Torpedon, Partizani pret maltezët e Marsaxlokk

Nga Dea Kozma
11 Korrik 2024, 13:45 | Futboll

Conference League, Tirana luan me Torpedon, Partizani pret maltezët e

Në mbrëmje do të luajnë dhe ekipet e tjera shqiptare në arenën europiane. Sot radhën e ka Tirana që do të luajë në transfertë me Torpedon në orën 19:00.

Bardheblutë janë gati për ndeshjen e parë në Gjeorgji ndërsa mungesa e vetme do të jetë  mbrojtësi Ismaili, i cili nuk u lejua të hynte në territorin gjeorgjian për shkak se këta të fundit nuk e njohin Kosovën si shtet.

Pjesa tjetër e skuadrës, është gati dhe  në dispozicion për trajnerin Shkëmbi. Ndërkaq një orë më vonë, Partizani përballet me Marsaslok. Ekipi i kuq pret në stadiumin e Elbasanit, skuadrën malteze.

I vetmi në dyshim është Taipi, i cili kishte ndjerë shqetësime  në kofshë dhe nuk dihet nëse do ta nis takimin që nga minuta e parë. Sfida Partizani-Marsaslok do të luhet në orën 20:00 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos