E pazakontë! Sekretari i Federatës së Futbollit i fshin djersët presidentit! Del VIDEO

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 09:53 | Futboll

E pazakontë! Sekretari i Federatës së Futbollit i fshin

Një imazh i pazakontë erdhi nga gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kanadasë. Protagonistë ka qenë sekretari i Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe presidentit të saj. Luciano Nakis është parë duke i fshirë djersët presidentit Tsiki Tapia. Fillimisht u mendua se Tapia kishte punësuar dikë posaçërisht për këtë punë, por më pas rezultoi se ishte vetë sekretari i Federatës së Futbollit Luciano Nakis.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale ku komentuesit kanë pasur kritika të shumta.

Megjithatë, Tsiki Tapia u përpoq që të justifikohej.

“Kisha temperaturë të lartë gjatë gjithë këtyre ditëve dhe nuk ndihesha mirë. Unë as nuk mund të lëvizja, por nuk doja ta humbja ndeshjen. Prandaj Luciano Nakis ishte aty për të më shoqëruar. Ne jemi një ekip brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos