Edhe Europa League përcaktoi çiftet e “playoff”-it ku goglat rezervuan përballje të forta që garantojnë emocione të mëdha. Roma e Claudio Ranierit sfidon Porton, me ndeshjen e parë që do të luhet në kryqytetin italian.
Verdhekuqtë, edhe pse nuk janë në formën më të mirë, ky trofe mbetet në objektivat e tyre edhe pse detyra këtë sezon do të jetë shumë e vështirë. Nëse Roma ia del të kualifikohet në fazën tjetër, mund të kemi një derbi kryeqyteti përballë Lazios ose mund të luajë me spanjollët e Bilbaos, shkruan A2.
Në anën tjetër, Ajaksi përballet me belgët e Royal Union. Në letër holandezët janë favoritë, mirëpo në këtë kompeticion ende nuk kanë arritur të japin maksimumin, duke e mbyllur grupin me 13 pikë pas 8 ndeshjeve.
Ndeshje e fortë në letër është dhe ajo mes Alkmaar dhe Galatasaray, dy ekipe të fortë që do të bëjnë çmos për të shkuar në fazën e 1/8. Fituesi i këtij çifti do të luajë në raundin tjetër me Manchester United ose Tottenham.
Real Sociedad i ka buzeqëshur fati pasi do të luajë me danezët e Midtyjlland, ndërsa Twente sfidon norvegjezët e Bodo Glimt.
Në takimet e tjera, hungarezët e Ferencvarosh përballen me Viktoria Plzen, ndërkohë Fenerbahçe luan me Anderlecht, ndërsa PAOK-u me Steauan e Bukureshtit.
Ndeshjet e para të fazës “playoff” do të luhen në datën 13 shkurt, ndërsa takimet e kthimit në datën 20 shkurt. (A2 Televizion)